
Liverpool's Virgil van Dijk during the Premier League match at Anfield, Liverpool.
Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka insistuar se ai është e vetëdijshëm se çfarë duhet të presë nga Danny Ings kur Southamptoni të arrijë në Anfield të shtunën pasdite.
Virgil van Dijku i kaloi tre vjet me Southamptonin, para se t’i bashkohej Liverpoolit për 88 milionë euro në janar të vitit 2018. Holandezi luajti përkrah Ings gjatë gjashtë muajve të tij të parë në Anfield, para se sulmuesi anglez të kalonte në St. Mary’s, transmeton Gazeta Express.
Ings do të tentojë ta përmirësojë statistikën prej 14 golave në 24 paraqitjet në Premierligë këtë sezon kur të kthehet në Anfield këtë fundjavë, mirëpo Van Dijku është i bindur se do të mundë ta mbajë ish-bashkëlojtarin e tij të heshtur.
“Ai ka qenë njeriu kryesor për Southamptonin dhe u ka ndihmuar atyre ta ndryshojnë plotësisht situatën në të cilën gjenden. Jam shumë i lumtur për të dhe shumë i lumtur për klubin. Shpresoj që ata të vazhdojë mirë, por të shtunën ne do të tentojmë t’i mposhtim”, ka thënë Van Dijk.
“Në këtë fazë, nuk ke më nevojë t’i studiosh sulmuesit më. Normalisht, ti tani i di fuqitë dhe dobësitë e tyre. Tenton të përgatitesh sa më mirë që të jetë e mundur. Por, shumicën e kohës, je 100 për qind gati”.
“Sulmuesit me të cilët përballemi tani janë sulmues kundër të cilëve kemi luajtur shumë herë”.
Van Dijku i ka ndihmuar Liverpoolit t’i fitojë tre trofe të mëdha që nga ardhja e tij, përfshirë këtu Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube, ndërsa këtë sezon synon ta shtojë edhe medaljen e artë të Premierligës në koleksionin e tij.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...