Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se Jerusalemi “nuk është në shitje” duke iu referuar planit të paqes për Lindjen e Mesme, të prezantuar të martën nga homologu amerikan, Donald Trump.
“Ata flasin për marrëveshjen e shekullit? Cila marrëveshje? Ky është një projekt për pushtim”, deklaroi Erdogan.
“Jerusalemi është linja jonë e kuqe (…) Jerusalemi nuk është për t’u shitur”, shtoi ai.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu cilësoi si “marrëveshjen e shekullit” planin e Donald Trump gjatë një takimi në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.
Erdogan, mbështetës i madh i kauzës palestineze, theksoi dje se ky plan, që e prezanton Jerusalemin si kryeqytet të pandarë të Izraelit, ishte absolutisht i papranueshëm.
Jerusalemi është një pikë fërkimi në marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së, tashmë shumë të tendosura për shumë çështje ndërkombëtare./zyrtare/
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26