Pas deklaratës të ambasadës së Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara se refuzojnë të ndërmjetësojnë për koalicionin mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizje Vetëvendosje ka reaguar kjo e fundit.
Drejtuesi i Sekretariatit për Media dhe Komunikim, Erzen Vrasniqi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se ambasadorët e Quintit dhe Shefja e Misonit të BE-së në Kosovë janë ftuar për ndihmë eventuale për çfarë vetë e kanë shprehur gatishmërinë e jo për ndërmjetësim, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar gjithashtu se kjo kërkuar me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve.
“Në fund të takimit të mbrëmshëm ndërmjet LVV dhe LDK, kishte dakordim që sot ose nesër të ftohen në takim edhe ambasadorët e Quintit si dhe Shefja e Misonit të BE-së në Kosovë. Kjo është konfirmuar edhe në komunikimin me tekst që ka pasur kryetari i LVV Kurti me kryetarin e LDK Mustafa mbrëmë në ora 19:30. Kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm. Ata nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues por vetëm si ndihmues eventualë për çfarë vetë e kanë shprehur gatishmërinë”, thuhet në postimin e Vrasniqi. /arbresh.info/
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...