Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Şentop, pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi, i cili mori jetën e dhjetëra qytetarëve turq.
“Shkëlqesia Juaj,
Ndihem thellë i pikëlluar nga lajmi i tërmetit që goditi Republikën e Turqisë.
Në këto momente të rënda për Ju dhe popullin Republikës së Turqisë, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Ne bashkëndjejmë me familjet e atyre që humbën më të dashurit e tyre, familjet e të lënduarve dhe familjet atyre që janë ende të pagjetur.
Shpresoj se ekipet e shpëtimit do të kenë sukses në parandalimin e humbjeve të mëtejshme”, ka thënë Konjufca në telegramin e tij./arbresh.info/
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...