N’Golo Kante është një nga futbollistët më modestë në qarkullim. Mesfushori i Çelsit, i cili refuzoi që rroga e tij të kalonte në një llogari “offshore”, sepse ai donte që t’i paguante taksat për rrogën e tij 290 mijë paund në javë, e tregon modestinë e tij edhe në zgjedhjen e makinës.
28-vjeçari vazhdon të ngasë të njëjtin tip makine “Mini Cooper”, që ai bleu kur u transferua nga Lestëri në 2015-ën. Ai e bleu atë për 20 mijë paund të re, 5 vite pasi u transferua nga Kaeni.
Ai e dërgoi atë makinë në Francë, ku e përdor sa herë rikthehet në shtëpi, ndërsa në Londër e zëvendësoi me një makinë identike që sot kushton 10 mijë paund, shifra qesharake për një futbollist të nivelit të tij.
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë
Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...
Ekuipazhi i Artemis II tani është në gjysmën e rrugës drejt ...
Beteja e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë po shkon drejt fundit