Janë bërë më shumë se një muaj që kur 120 deputetë të legjislaturës së shtatë janë regjistruar në Kuvendin e Kosovës.
Por, deri më tani ende nuk janë publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.Me të klikuar në opsionin ‘deputetët’ paraqitet shkrimi “Kuvendi i Kosovës është në proces të zgjedhjeve të deputetëve të legjislaturës së VII”.
Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit është bërë me 27 nëntor.Vendi ka shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Ai dha dorëheqje pasi që kishte marr ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.Zgjedhjet janë mbajtur me 6 tetor.
Gjatë kësaj periudhe shumica e qendrave të votimit janë rinumëruar.Partia e parë nga këto zgjedhje ka dal Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Por ende nuk është formuar qeveria e re, pasi që LVV dhe LDK nuk po mirren vesh në ndarjen e posteve.LVV do të ketë 29 ulëse ndërsa LDK 28 ulëse.
Me 26 dhjetor është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit, nga e cila kryeparlamentar është zgjedhur, Glauk Konjufca nga VV.
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media