Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti gjatë kësaj jave ka mbajtur një prezantim para studentëve të Vjenës dhe Venedikut.
Gjatë këtij prezantimi, Kurti u ka folur studentëve në Vjenë e Venedik edhe për situatën aktuale politike në Kosovë.
Sipas njoftimit të ka bërë vetë Vetëvendosje në faqen e saj në Facebook, Kurti u ka sqaruar atyre rëndësinë e zgjedhjeve të 6 tetorit, arsyet e vonesës së formimit të institucioneve si dhe përpjekjet që po bëhen për formimin e qeverisë./arbresh.info
Njoftimi i plotë i VV-së
Gjatë javës, Kryetari Albin Kurti mbajti një prezantim para 120 studentëve ndërkombëtarë nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut, të cilët ishin të shoqëruar nga profesoresha Marijana Gradits.
Kryetari Kurti foli për situatën aktuale politike në vend, duke sqaruar rëndësinë e zgjedhjeve të 6 tetorit, arsyet e vonesës për formimin e institucioneve të reja dhe përpjekjet që po bëhen për formimin e tyre. Ai paraqiti para studentëve programin zhvillimor te Lëvizjes që në qendër ka krijimin e vendeve të reja të punës dhe shtet ndërtimin demokratik ku ka sundim të ligjit. Prioritet i qeverisë së re se do të jetë forcimin i shtetit dhe zvogëlimi i pushtetit, theksoi ai në fjalën e tij.
Pas prezantimit të shkurtër, studentët parashtruan pyetjet që zgjeruan diskutimin mbi pikat programore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që lidhen me ekonominë dhe investimet, drejtësinë dhe procesin e vetingut si dhe edukimin dhe sistemin dual të arsimit. Studentët mes tjerash u interesuan edhe për qëndrimet e Lëvizjes për çështje të caktuara ndër vite, për hapat konkret të Lëvizjes si udhëheqëse e qeverisë së ardhshme, si dhe për marrëdhëniet dhe politikat që bashkojnë komunitetet e ndryshme në Kosovë.
Studentët falënderuan Kryetarin Albin Kurti për prezantimin e bërë para tyre dhe përgjigjet në pyetjet dhe çështjet e ngritura nga ta. Kryetari Kurti njashtu i falënderoi ata për ftesën e tyre për pjesëmarrje në këtë diskutim dhe për interesimin e treguar.
Mainoo mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen me Aston Villan, ...
Kurti viziton Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, testohen ...
Liverpooli në “ankth” pas dëmtimit të Isakut
Zjarr në QMF-në në Rahovec, digjet një autoambulancë
Ronaldo i reagon Mbappes, pasi ky i fundit e barazoi rekordi...
Pasi arriti rekordin e Ronaldos, Mbappe: Ky rekord është për...