Komiteti Olimpik i Kosovës vazhdon të mbështesë sportistët tanë në rrugën drejt fitimit të normës Olimpike Tokio 2020.
Këtë vit, mbështetja nisi me kampin Olimpik të xhudos të mbajtur në Mittersill të Austrisë, prej 7-14 janar 2020.
Në kamp morën pjesë bursistët tanë Olimpikë, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Loriana Kuka, të cilët janë brenda normës Olimpike.

Mbështetja vlen në kuadër të vendimit për mbështetje të sportistëve elitarë për të arritur normën Olimpike Tokio 2020.
Rrugën drejt kryeqytetit të Japonisë, ekipi i xhudos e vazhdon me Grand Prixin e Tel Avivit të Izraelit, I cili mbahet prej 23-25 janar 2020.
Vendin tonë e përfaqësojnë Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg)./arbresh.info/

Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër