Një 20 vjeçar kosovar u gjet i vdekur sot në mëngjes në Calcio të Italisë.
Rastin për rtv21.tv e bëri të ditur një shok i ngushtë i tij, i cili tregoi se 20 vjeçari nga Kosova e hodhën në një lumë.
Sipas mediave italiane, 20 vjeçari, Erion Morina, i cili ka jetuar në qytetin e Bassa për disa vjet, e kaloi mbrëmjen në Peter Pan Caffè, një bar 50 metra larg nga ku u vra.
Sipas mediave italiane, rreth orës 06:00 të mëngjesit, disa kalimtarë vërejtën pikat e gjakut në trotuar dhe më pas kufomën. Brenda dy orësh u identifikua autori i dyshuar i krimit.
Njëzet vjeçari, M. M., u dërgua në komandën e Treviglio për t’u marrë në pyetje. Sipas shokut të viktimës, 20 vjeçari i vrarë është Erion Morina nga fshati Drenoc i komunës së Malishevës./21Media
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...