Sot, në 38 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Lëvizja VETËVENDOSJE! në dy delegacione të veçanta bëri homazhe te kompleksi memorial i vëllezërve Gërvalla në Dubovik të Deçanit dhe te varri i Kadri Zekës te kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan.
Lëvizja tha se vrasja e tyre ishte bërë për të goditur përpjekjen e popullit shqiptar për të dalë nga robëria.
“Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka si veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare u vranë nga shërbimi sekret jugosllav 38 vite më parë në Shtutgart të Gjermanisë. Vrasja e tyre, për të cilën ende nuk është hetuar apo dënuar dikush, kishte për qëllim goditjen e përpjekjes së popullit shqiptar për t’u organizuar e dalë nga robëria. Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu asokohe po bashkonin shqiptarët, organizatat e tyre, dhe po frymëzonin jetën politike e kulturore duke ndërtuar një bazë të shëndoshë për një vetëdije më të lartë shoqërore e politike të shqiptarëve, andaj edhe u vranë nga regjimi jugosllav i dominuar nga Serbia në atë kohë”.
“Jusufi, Bardhoshi e Kadriu ende vazhdojnë të na frymëzojnë mendjen e të na ngrohin zemrën me krijimtarinë që na e lanë. I përjetshëm do të jetë kujtimi për ta”./arbresh.info/
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...