Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet nëpër korsi të lagështa.
Për shkak të mjegullës dukshmëria në Tetovë është në 20 metra ndërsa në Ohër 30 metra, njofton Telegrafi Maqedoni.
Dendësia e komunikacioni jashtë qyteteve është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.
Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.
Gjithashtu, nga 15 nëntori 2019, ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore nëpër makina, që do të zgjasë deri më 15 mars./
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...