Princi Harry dhe Meghan Markle ditë më parë njoftuan se do të tërhiqen nga Familja Mbretërore dhe ky vendim i tyre natyrisht se ka lënë botën me shumë pyetje të vazhdueshme, e më së shumti nëse ata do të mbajnë titujt “Duka dhe Dukesha” edhe pas largimit.
Në këtë pikë, nuk ka ndonjë përgjigje përfundimtare nëse Harry, 35-vjeç, dhe Meghan, 38-vjeçe, do të vazhdojnë të njihen si Duka dhe Dukesha e Sussex-it, por një vështrim prapa në ngjarjet e kaluara mund të ofrojë një sugjerim në përgjigje.
Së pari, duhet të theksohet se Harry dhe Meghan nënshkruan si “Duka dhe Dukesha e Sussex-it”, duke provuar lidhjen e tyre të vazhdueshme në bazë të titujve.
Në një mënyrë të ngjashme, mesazhi i referohej gjyshes së Harry, Mbretëreshës Elizabeth II, babait të tij, Princit Charles dhe vëllait të tij, Princit William, me titujt e tyre zyrtarë – Mbretëresha, Princi i Uellsit dhe Duka i Kembrixhit, përkatësisht – duke tërhequr paralele midis tyre dhe familjarëve.
Të dy kanë përdorur “Sussex Royal” si adresën dhe faqen e tyre zyrtare në Instagram, dhe sipas raportimeve të The Guardian, ata kanë kërkuar të regjistrojnë markën “Sussex Royal” si një markë globale.
Mes të gjitha spekulimeve, një burim i tha Vanity Fair se Meghan dhe Harry “nuk kuptohet se duan të heqin dorë nga titujt e tyre mbretërorë dhe do të vazhdojnë të jenë Duka dhe Dukesha e Sussex”, por se “asgjë nuk është vendosur”.
Në takimin e mbajtur dje, Mbretëresha Elizabeth II është pajtuar me vendimin e Princit Harry dhe Meghan Markle, përkundër se familja dëshiron që të jenë së bashku. /Telegrafi/
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit