Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë lidhjen e saj me modelin Anwar Hadid.
Dyshja e shoqërojnë njëri-tjetrin thuajse në çdo paraqitje që Dua ka në eventet e rangut botëror por edhe në përditshmëri, shkruan portali arbresh.info
Së fundmi çifti kanë udhëtuar në një vend bregdetar prej nga foto modeli ndau një imazh me të dashurën ku la edhe një mbishkrim mjaft romantik për të:

“Ti je drita e diellit për mua”
Ndërsa Dua nuk vonoi shumë dhe ia ktheu duke i thënë ‘Drita e botës sime, të dua”.
Dua përndryshe së fundmi publikoi këngën “Future Nostalgia”, për t’i paraprirë albumit të saj të dytë me të njëjtin titull, që do të publikohet gjatë vitit që vjen. /arbresh.info/
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...