Armëpushimi në Libi u kërkua nga Turqia dhe Rusia
Qetësia mbizotëroi në kryeqytetin libian Tripoli pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të kërkuar nga Turqia dhe Rusia.
Armëpushimi hyri në fuqi nga mesnata e së dielës, ndërsa vendimi u festua me fishekzjarre në kryeqytet.
Të shtunën, forcat besnike të komandantit puçist të Libisë, gjeneralit Khalifa Haftar, pranuan thirrjen e përbashkët nga Turqia dhe Rusia për armëpushim.
Zëdhënësi i Ushtrisë Kombëtare Libiane të Haftarit (LNA), Ahmed al-Mismari, tha në një video-mesazh se kanë pranuar thirrjen e armëpushimit, por do të përgjigjen ashpër nëse ai shkelet nga pala tjetër.
Njoftimi për armëpushimin erdhi disa minuta pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike, ndërsa më 8 janar pas një takimi në Stamboll bënë thirrje që më 12 janar në Libi të hyjë në fuqi një armëpushim.
Më 4 prill, forcat e Haftarit filluan një fushatë ushtarake për të kapur Tripolin, me çka Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e njohur nga OKB nisi një kundër-operacion.
Ndërkaq, më 12 dhjetor, Haftar dha një tjetër urdhër për sulm ndaj Tripolit, duke e quajtur fushatën e re si “Lufta Vendimtare”, ndërsa si masë kundër këtij urdhri, në dhjetë qytete perëndimore të vendit u shpall mobilizim.
Sipas OKB-së, më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i operacionit dhe më shumë se 5.000 të tjerë janë plagosur.
Që nga rrëzimi i ish-liderit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qendra pushteti, një në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen ndërkombëtare dhe atë të OKB-së./AA
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve