Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se pret hetim të plotë, pranim të plotë të fajësisë dhe kompensim nga Irani pas rrëzimit të aeroplanit me pasagjerë.
Komentet e tij u bënë pak pasi Teherani tha se gabimisht kishte qëlluar aeroplanin duke vrarë kështu 176 persona që ishin në bord me 8 janar, ditën e njëjtë që goditi bazat ushtarake amerikane në Irak, transmeton portali arbresh.info.
“Irani ka pranuar fajësinë për rrëzimin e aeroplanit të Ukrainës. Por ne insistojmë në një pranim të plotë të fajit”, ka shkruar Zelenskyy në Facebook.
“Ne presim nga Irani siguri për gatishmërinë e tyre për një hetim të plotë dhe të hapur, duke sjellë ata që janë përgjegjës para drejtësisë, kthimin e trupave të të vdekurve, pagesën e kompensimit, kërkimfalje zyrtare përmes kanaleve diplomatike”, tha ai.
“45 ekspertët tanë duhet të kenë qasje dhe bashkëpunim të plotë për të vendosur drejtësi”, shtoi ai./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...