Kryetari i Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, Jaroslav Kubera, nëpërmjet një telegrami, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë.
“Shkëlqesia juaj, më lejoni t’ju përgëzoj me rastin e zgjedhjes tuaj në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, personalisht, si dhe në emër të të gjithë anëtarëve të Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke. Më lejoni t’ju uroj shumë suksese gjatë kryerjes së këtij funksioni të rëndësishëm. Unë besoj se marrëdhëniet midis organeve tona ligjvënëse do të vazhdojnë të zhvillohen në frymë miqësore në të ardhmen. Ju lutem, Shkëlqesia juaj, pranoni konsideratën time më të lartë për ju, si dhe urimet më të mira për një Vit të Ri të suksesshëm”, thuhet në telegramin e urimit të kryesenatorit çek, Jaroslav Kubera.

Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...