Diplomati rus Lev Dengov vlerëson se fillimi i armëpushimit në Libi varet nga gjenerali puçist Khalifa Haftar, pasi ai e ka filluar sulmin, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i grupit rus të kontaktit për marrëveshjen brenda-libiane, Dengov tha se Rusia punon që të sigurohet që të gjitha palët në konfliktin libian do të pranojnë sugjerimin për armëpushim të bërë të mërkurën nga presidentët e Rusisë dhe Turqisë.
“Pas takimit të liderëve të Rusisë dhe Turqisë, pjesa perëndimore e Libisë pranoi që Rusia është një mike dhe partnere e besueshme që i arrin qëllimet e saj”, tha Dengov.
“Jepuni fund thashethemeve se Rusia gjoja mbështet një nga palët në konflikt në Libi. Qëllimi kryesor dhe i vërtetë i vendit tonë sot është kërkimi i një zgjidhjeje paqësore dhe kjo është konfirmuar nga të gjitha palët në konflikt. Tani do të jetë shumë më e lehtë për ne të punojmë në këto kushte dhe do të jetë më e lehtë të arrihet një zgjidhje paqësore në një atmosferë të mirëkuptimit dhe miqësisë”, tha ai.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kanë bërë thirrje për armëpushim në Libi përmes një deklarate të përbashkët pas një takimi në Stamboll, duke riafirmuar “përkushtimin e tyre të fuqishëm për sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe unitetin kombëtar të Libisë”.
Në muajin prill, forcat e Haftarit filluan një fushatë ushtarake për të marrë kontrollin në Tripoli nga Qeveria e Pajtimi Kombëtar (GNA) që është e njohur nga OKB-ja.
Sipas OKB-së, më shumë se 1.000 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i operacionit ndërsa mbi 5.000 të tjerë janë plagosur.
Më 2 janar, Parlamenti i Turqisë kaloi mocionin që i lejon të dërgojë trupa pas kërkesës së GNA-së, e cila është rrethuar nga forcat e gjeneralit puçist Khalifa Haftar.
Forcat e Haftarit, të mbështetura nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë bërë përparime të rëndësishme në javët e fundit.
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve