Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka reaguar ndaj sulmeve të ndërmarra kohët e fundit në vend kundrejt politikanëve dhe njerëzve që punojnë në favor të shoqërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në pritjen e vitit të ri që u zhvillua në rezidencën presidenciale Schloss Bellevue, Steinmeier priti përfaqësuesit e organizatave që bëjnë punë vullnetare për komunitetin.
Steinmeier tërhoqi vëmendjen ndaj sulmeve kundrejt politikanëve dhe përfaqësuesve të organizatave që punojnë për interesin publik në vend dhe kujtoi që politikanët lokalë kanë kaluar netë pa gjumë për shkak të fyerjeve dhe kërcënimeve.
“Ne duhet të ngremë zërin tonë kur njerëzit poshtërohen dhe fyhen”, tha Steinmeier duke theksuar se është detyrë e politikanëve, policisë dhe gjyqësorit të mbrojnë ata që tregojnë përpjekje për shoqërinë.
Presidenti Steinmeier u bëri thirrje të gjithëve që të luftojnë kundër urrejtjes dhe formimit të mjedisit që shpërfill dinjitetin njerëzor.
Kohët e fundit në Gjermani janë ndërmarrë sulme ndaj politikanëve dhe atyre personave që kryejnë aktivitete në interes të shoqërisë në nivel lokal.
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...