Juventus ende nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, andaj ka bërë dy propozime për gjigantin anglez.
Të dy ofertat janë të ndryshme, mirëpo vlera mbetet e njëjtë, transmeton portali arbresh.info.
Pogba vazhdon të vuajë nga lëndimet, gjë që ka shkaktuar të mos mundet të tregojë kualitetin në “Old Trafford”.
Sipas Trancredi Palmeri, “Zonja e Vjetër” ka ofruar 85 milionë funde (100 milionë euro) për francezin të cilin e shiten te United në vitin 2016 për 110 milionë euro.
Mirëpo, “Djajtë e Kuq” për fituesin e Kupës së Botës duan 127 milionë funde (150 milionë euro).

Këtë gjë nuk e ka pranuar gjiganti italian dhe ka bërë propozimin e dytë, Juve ka ofruar 51 milionë funde (60 milionë euro) plus mesfushorin Emre Can.
Ndërsa sipas raportimeve nga mediat italiane, United në vend të Can ka kërkuar mesfushorin Adrien Rabiot./arbresh.info.
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...