Prokuroria Speciale e Kosovës (PKRS) ka dhënë detaje rreth motivit të arrestimit të Ikballe Berisha – Hudutit.
Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu i ka thënë arbresh.info se Berisha – Huduti është arrestuar me urdhër të PKRS-së, nën dyshimin për vepren penale ‘Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”.
Po ashtu, Lutfiu bëri të ditur se Prokuroria Speciale do të bëj kërkesë në gjykatën kompetente që të shqiptohet masa e cila garanton prezencën e të dyshuarës në procedurë, duke mos cekur kërkesën e sakt të prokurorisë për maën e sigurisë ndaj tyë dyshuarës.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është arrestuar personi me inicialet I.H., për vepren penale ‘Shtytje për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 135.
Prokuroria Speciale do të bëjë kërkesë në Gjykatë për shqiptimin e masës që garanton prezencën e saj në procedure”, ka thënë Lutfiu.
Ndryshe, Berisha – Huduti është arrestuar rreth disa deklaratave që ka postuar në faqen e saj në Facebook, kundër SHBA-së, pas vrasjes së gjeneralit iranin, Iranian Qasem Soleimanit.
“Njerezit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak kriminile ata janë të vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel”, kishte shkruar Huduti-Berisha.
Ajo kishte thënë se hakmarrja ndaj kësaj vrasjeje është obligim.
“Zoti i dhasht durimin ngase te mbysesh zotin e shtepise i ke mbyt tere antaret e shtepise, e pastaj hakmarrja është obligim por nuk ka kufi”, kishte deklaruar ajo./arbresh.info
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...