Rudina Dembacaj, tashmë një aktore shumë e suksesshme shqiptare, po përflitet që një kohë në media për lidhjen e re, gjë që mendohet se ka qenë pikërisht shkaku që ajo i dha fund martesës 3-vjeçare me babain e vajzës.
Duke qenë se u komentua mjaft shumë për një romancë dashurie me ish-deputetin Mark Frroku, zeshkania së fundmi e ka konfirmuar lidhjen e tyre përmes disa fotografive që ka ndarë në rrjetin social, Instagram.
Në fakt, çifti i ri shfaqen tejet të lumtur përkrah njëri-tjetrit, derisa kanë realizuar një fotosesion së bashku për të uruar vitin 2020.
“E di që e donit të gjithë, por e kam për vete ekskluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes. Vit të mbarë me shumë dashuri, Mark dhe Rudi”, ka shkruar mes të tjerash Dembacaj.
Ndërkaq, urimet ishin të shumta nga ndjekësit e po ashtu edhe nga kolegët, duke e uruar për lidhjen e re. Nga ana tjetër, bashkëshortja e ish-deputetit Frroku ndërroi jetë vitin e kaluar si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në moshën 35-vjeçare.
Veç tjerash, Rudina vite më parë ka qenë e lidhur edhe me regjisorin Eduart Grishaj, i cili aktualisht po shijon lidhjen me prezantuesen Arbana Osmani. /Telegrafi/
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...