Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm ka pasur të shtëna me armë zjarri në një lokal në lagjen Veternik në Prishtinë.
Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, në një lokal në lagjen Veternik të Prishtinës ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Për portalin arbresh.info lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se deri te të shtënat ka ardhur pas një përleshjeje fizike që kishin disa persona.
“Sot rreth orës 06:00 në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Rasti ka ndodhur në një lokal në lagjen Veternik, ku fillimisht ka pas një përleshje fizike mes disa personave, të cilët pasi kanë dale nga lokali kanë përdorë edhe armë zjarri”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Sipas saj, njësitet kompetente policore po merren me rastin dhe se Policia e Kosovës do ta njoftoj me kohë opinionin për çdo të re rreth këtij rasti.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...