Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar pas kritikave që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka bërë kryetarit të LVV-së Albin Kurtit si dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Sipas Abazit, LVV dhe LDK nuk kanë synim karriget por luftimin e korrupsionit, krimit si dhe lojërave të ‘Mini-Schengenit’.“Koalicioni qeverisës LVV+LDK është tmerri për krimin, korrupsionin dhe të gjithë ideologëve të mini lojërave ballkanike.
Kurti dhe Mustafa e kuptojnë barrën historike të çlirimit të Kosovës dhe dëshira e Ramës për protagonizëm dhe eksport të dështimit të tij nuk do të realizohet”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Sipas Abazit, kryeministri shqiptar duhet të merret me problemet në Shqipëri dhe t’i japë llogari qytetarëve atje për dështimet.“Në Kosovë nuk do të këtë qeveri të oligarkëve dhe atyre që negociojnë për ndarjen e Kosovës. Rama duhet të u jap llogari qytetarëve të Shqipërisë për dështimet në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimit Evropian”, ka theksuar ai.
Përmes një video të postuar në Facebook, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë që për Kurtin e Mustafën më shumë ka ‘rëndësi ndarja e karrigeve se Kosova pa qeveri’.
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...