Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka hedhur akuza ndaj shtetit iranian për bllokimin e internetit, duke synuar ndalimin e përkujtimit të të vrarëve gjatë protestave antiqeveritare të nëntorit.
Përmes një statusi në twitter ai thekson se ky veprim është rikthim i dhunës.
Pompeo: Iranianët kanë të drejtë të përkujtojnë 1,500 viktimat e masakruara nga Khamenei gjatë protestave në Iran, Regjimi i frikësohet qytetarëve të vet dhe ka rikthyer dhunën si dhe ka ndërprerë qasjen në internet.
40 ditë më parë mijëra persona u ngritën në protestë pas rritjes së Ћmimit të karburanteve.
Burime nga mediat vendase bëjnë të ditur se qasja në internet është ndërprerë që prej natës së Krishlindjes, duke mos lejuar përhapjen e lajmeve mbi organizimin e qytetarëve në përkujtim të viktimave të 26 dhjetorit.
Sipas SHBA-së, autoritetet iraniane kanë vrarë më shumë se 1000 persona në protestat antiqeveritare që nga fillimi i nëntorit, shifër kjo e kundërshtuar nga Teherani.
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...