Çmimorja e re që e propozon Ministria e Drejtësisë e që duhet të jetë në rend ditë në mbledhjen qeveritare të premten, parasheh që pagesa për përmbaruesit të mos jetë më shumë se 300 euro. Deri tani pagesa ka qenë 1.000 euro.
Gjithashtu, siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë do të ketë edhe riprogramim të borxheve të qytetarëve, fshirje të interesave dhe përmbarimi të ulet nga një e treta e të hyrave në një të pestën, përcjell telegrafi maqedoni.
Ndryshe, përmbaruesit kundërshtojnë këtë propozim dhe kërcënojnë me grevë për shkak se puna e tyre nuk do është e pagueshme.
Ndryshe, kohëve të fundit ka pasur disa protesta kundër përmbaruesve të Maqedonisë për shkak të interesit të madh që kanë marrë ndaj qytetarëve.
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës dhe betejat e 28 marsit ...