Para nisjes së atij që e kanë quajtur si “Mini Shengeni” i Ballkanit kryeministri Edi Rama pati një vizitë në Durrës për të parë dëmet e tërmetit të 26 nëntorit së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin e Malizt të Zi Milo Djukanovic.
Rama i ka njohur liderët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë kësaj të shtune në orën 10.00, do të zhvillohet “Sesioni i liderëve”.
Në orën 12.00 do të vijohet me Seancën Plenare me pjesëmarrjen e delegacioneve.
Ndërsa në orën 13.15, të ditës së shtunë, aktivitetet do të përmbyllen me konferencën e përbashkët për shtyp, e cila do të zhvillohet në të njëjtin vend, në hotel Rogner, Tiranë.
Por teksa ata zhvillonin vizita në Durrës dhe Golem, në Tiranë përfaqësues të shoqërisë civile kanë vijuar protesta kundër vizitës së Vuçiçit në Shqipëri.
Ata shprehen se në Tiranë nuk mund të vijë si në shtëpinë e vet ish- ministri i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç, i cili pak ditë më parë mohoi edhe masakrën e Reçakut.
Ndërsa i bëjnë thirrje Ramës që të tërhiqet nga kjo nismë, tek e cila nuk merr pjesë Kosova./Express
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...