Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se është vonë të organizohet diskutim publik rreth ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, të cilat po sillen në procedurë të shkurtuar ndërsa nga java e ardhshme duhet të fillojë edhe diskutimi i amendamenteve.
Paralajmërimi i Xhaferit vjen një ditë pasi që kryetari i Komisionit për Sistem Politik paralajmëroi se të mërkurën e ardhshme planifikohet seancë dëgjimore për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ku tha se do të tërhiqen edhe 6.000 amendamentet e OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Rregullorja nuk njeh terminologjinë seancë dëgjimore. Në rregullore rregullohet diskutimi publik. Nëse i është referuar diskutimit atëherë në Propozim-ligjin në procedurë të shkurtuar duhet të ketë kërkesë për diskutim publik”, tha Xhaferi.
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran
Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, arrestoh...