Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann ka thënë se sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është qendërsulmuesi më i mirë në botë.
Dy francezët sot (e mërkure) luajtën kundër në “El Clasico”, ndeshje që përfundoi me rezultat të barabartë 0 me 0, transmeton portali arbresh.info.
Për Griezmann kjo ishte “El Clasico” e parë pasi iu bashkua Barcelonës gjatë afatit veror për 120 milionë euro.

Ky i fundit ka thënë se numri nëntë në fanellë të “Los Blancos” është më i miri në botë në pozitën që luan.
“Të gjithë dyshojnë te Benzema pastaj ai shënon 15 – 20 gola në vit. Është qendërsulmuesi më i mirë në botë”
Pavarësisht kësaj, Benzema nuk luan në Kombëtaren e Francës pasi është larguar nga Didier Deschamps dhe ky i fundit nuk e ka plan ta rikthejë në skuadër./arbresh.info.
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK