Reperi i njohur, MC Kresha, është martuar mbrëmjen e së dielës në një ceremoni private në Prishtinë.
Të pranishëm në dasmë kanë qenë emra të njohur të estradës si: Lyrical Son, Ledri Vula, Lumi B, Gjiko e të tjerë.

Reperi i njohur Ledri Vula, i cili njihet si mik i ngushtë i reperit, nuk ka hezituar që urimin për kolegun e tij, ta ndajë edhe me fansat e tij në rrjetin social Instagram.
Ai publikoi një fotografi me dhëndrin të realizuar gjatë dasmës, teksa në mbishkrimin e saj bëri me dije se dalë nga dalë po i vjen koha edhe atij për t’u martuar.

“Burri i fundit në këmbë. Urime u trashëgofsh, e ngrefsh këmbën zhag”, ka shkruar Vula në Instagram.
Kështu, ai sikur deshi t’jua bëjë me dije ndjekësve të tij se është i fundit nga reperët e lartpërmendur që ka ngelur beqar, dhe tashmë i ka afruar koha edhe atij që të martohet. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...