Paja nuk ishte hapur ende. Këpucët e nusërisë janë aty, ashtu sikurse edhe rrobat, që për fat të keq 19-vjeçarja, nuk arriti t’i gëzojë.
Mëngjesi i së enjtes i gjeti në këtë krevat. Nusja e vdekur, ndërsa dhëndri me pak shpresa për jetën.
Pas dy ditësh në koma, Olsi vetëm dje ka mundur të ndërgjegjësohet.
“Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital, se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë”, tregoi ai.
Të prekur nga kjo tragjedi, prindërit e 27-vjeçarit, Dilaveri dhe Bukurija, tregojnë për Klan Plus momentet e përjetuara mëngjesin e 13 Dhjetorit.
“Hapa derën e dhomës. I gjeta të shtrirë në krevat. Djali kishte rënë kështu (shpjegon me dorë), ndërsa nusja ishte mbështetur mbi gjoksin e djalit. O Dilo (të shoqit) më paskan vdekur fëmijët i thashë”, tregon zonja Bukurie.
Por si të mos mjaftonte fatkeqësia që i pllakosi, një tjetër barrë e rëndë për ta janë lajmet e publikuara lidhur me ngjarjen.
“Se ne na iku zemra, na iku shpirti, edhe si na shkruajnë ne kot më kot portalet e televizionet. Ne na djeg shpirti. Na u shua familja, tani të futemi në sherr edhe me mikun, sepse jemi rreth miqësie. Sepse ata kanë dëgjuar që janë helmuar. Pse të ndodhin këto gjëra kështu? Kanë shkruajtur kot më kot!”, tregon daja i Olsit.
Olsi ishte me fat, ai i shpëtoi vdekjes, duke zgjidhur kështu edhe enigmën e krijuar për tre ditë me radhë.

Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...