Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve vlen për prestigj dhe mbi të gjitha për para.
Duke përfunduar si i pari në grupin e tyre me 16 pikë pas 6 ndeshjeve, Juventus i Maurizio Sarrit tashmë ka mbledhur pothuajse 100 milionë euro nga Liga e Kampionëve.
Tuttosport shkruan se fitorja kundër Bayer Leverkusen e rriti vlerën e Bianconeri me një shumë prej 2.7 milionë euro, duke e çuar shifrën totale në 95 milionë euro.

Juve tashmë kishin siguruar 64.7 milionë euro falë bonuseve për pjesëmarrjen e tyre në këtë garë.
Pjesëmarrja në fazën grupore (15.3 milionë euro), duke përparuar në fazën e eliminim direkt (9.5 milionë euro), të drejtat (10 milionë euro) dhe renditjen historike (29.9 milionë euro).
14.4 milionë euro të tjera kanë ardhur nga 5 fitore dhe një barazim, duke e çuar totalin në 79.1 milionë euro.
Të ardhurat nga bileta, arrijnë në 8,8 milionë euro, në të cilat dallohen 3.82 milionë euro ndaj Atletico Madridit.
Kësaj shume i shtohen edhe të paktën mbi 3 milionë euro nga ndeshja e radhës dhe parat e të drejtave televizive. 95 milionë euro është shuma e fituar, që mund të rriten. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...