Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në spitalin Universitar “Nënë Tereza” për rikonstruksionin pas tërmetit të 26 nëntorit.
I shoqëruar nga ministrja Ogerta Manastirliu, Rama shpreh interes edhe për përfundimin e rrugës.
Ministrja tha se projekti ka përfunduar, ndërsa Rama kërkoi që situatë jashtë ambienteve të spitalit nuk duhet të jetë më si nëpër stacione treni.
Referuar disiplinimit brenda ambienteve të spitalit, kryeministri tha se e njëjta situatë duhet të krijohet edhe jashtë.
Rama: Do bëhet ajo rrugë që të mbyllet kjo situatë. Nuk ka si stacion treni këtu, apo stacion vaporash që rrinë njerëzit. Duhet mbyllur përfundimisht. Disiplinimi brenda ka qenë pozitiv, që nuk hyjnë brenda siç hynin më parë. Tani nuk duhet të hyjnë dhe të rrinë nëpër oborr të spitalit. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Kjo është katastrofë./oranews
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...