Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior mund të jetë çelësi që klubi të transferojë sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.
Real dëshiron të transferojë Mbappen verën e ardhshme, mirëpo duhet të paguajnë një shumë të madhe të parave për shërbimet e tij.
Sipas AS, Vinicius mund të jetë çelësi që ky transferim të ndodhë, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi ka bërë vetëm tetë paraqitje këtë sezon dhe kërkon të luajë më shumë, mirëpo Zinedine Zidane po i jep përparësi Rodrygos.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo është i bindur që braziliani ka një të ardhme të ndritshme dhe mund të bëhet një ndër lojtarët më të mirë në botë.
Interesimi i gjigantit francez për Vinicius nuk është sekret pasi verën e kaluar e kërkuan atë në shkëmbim të yllit të skuadrës Neymar.
Kjo ofertë u refuzua nga Real Madrid, të cilët nuk po konsideronin mundësinë për të humbur brazilianin, por kjo situatë ka ndryshuar.
“Los Blancos” po shpresojnë të sakrifikojnë lojtarin në mënyrë që të transferojnë fituesin e Kupës së Botës./arbresh.info.
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë