Arsenal beson që Mikel Arteta është trajneri i duhur për të zëvendësuar Unai Emery.
Spanjolli ka kaluar pesë vitet e fundit të karrierës si futbollist në “Emirates”, ndërsa për momentin është asistent i trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola.
Sipas The Mirror, Arteta është i hapur për t’u bërë trajner i gjigantit anglez, pasi edhe në vitin 2018 ishte kandidatë, transmeton portali arbresh.info.

Nga ana tjetër Guardiola nuk po dëshiron ta humbasë krahun e djathtë, i cili po bën një punë të mrekullueshme.
Arsenal për momentin në stol ka Freddie Ljungberg, mirëpo ky i fundit në ndeshjen e parë në stolin e “Topçinjve” nuk arriti të fitojë më shumë se një pikë ndaj Southampton./arbresh.info.
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë