Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë ka njoftuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe në Laç.
Ai tha se është dakord me kreun e PD, Lulzim Basha që edhe kjo zonë mos ndahet nga situata e rëndë që ka përfshirë Tiranën dhe Durrësin.
Edi Rama: Them që na përputhen shqetësimet, por në këtë rast na përputhen edhe idetë, kështu që nga sot duhet të përfshijmë edhe zonën e Laçit në të njëjtën program që edhe Laçi mos jetë në kategorinë e dytë të vëmendjes dhe kështu të ecim me punën e komitetit kombëtar të rindërtimit.
Një ditë më parë, Basha ishte në Laç ku tha se edhe kjo zonë duhet të shpallet fatkeqësi natyrore.
Më herët Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Durrës dhe Tiranë./oranews
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK