Turqia duhet të jetë brenda Bashkimit Evropian, do të ishte e mrekullueshme për stabilitetin, paqen dhe diversitetin kulturor, tha sot ish-kryeministri spanjoll, Jose Luis Rodriguez Zapatero, raporton Anadolu Agency (AA).
“Turqia është një fuqi e rëndësishme dhe ka kapacitete të larta për të bashkuar perëndimin dhe lindjen”, deklaroi Zapatero në Samitin e 10-të të Bosforit në Stamboll.
Ai tha se populli turk ka pësuar disa zhgënjime, por ata duhet të afrohen me BE-në.
Të gjitha vendet duhet të bëjnë përpjekje për zgjidhjen paqësore dhe se pozicionet aktuale të fuqive globale janë shqetësuese, theksoi ai.
“Duhet t’i rezistojmë armatimit bërthamor si të gjitha vendet, nuk mund të rezikojmë”, shtoi ish-kryeministri.
Duke thënë se Lindja dhe Perëndimi duhet të jenë të ekuilibruar, ai potencoi se samitet si G20 dhe ai i Bosforit janë hapa pozitiv drejt këtij procesi.
Sipas tij, përmirësimet në teknologji, komunikim dhe transportit të paisjeve janë moment i rëndësishëm për zhvillim.
Ai gjithashtu tha se përmirësimi i komunikimit midis njerëzve sjellë rezultate të suksesshme.
Samiti tre-ditor i Bosforit, i organizuar nga Platforma Ndërkombëtare e Komunikimit nën kujdesin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, mbahet midis 27-29 nëntorit me temën “Drejt një Rendi të Ri Botëror”.
Zyrtarë të lartë turq dhe të huaj, njerëz të biznesit të nivelit të lartë, akademikë dhe ekspertë marrin pjesë në samitin ku adresojnë temat e tendencave të tilla si çështjet e tregtisë, ndryshimi i rendit botëror, transformimi dixhital dhe industria e mbrojtjes.
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...