Edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj gjendet në Shqipëri për të u dal në ndihmë forcave të emergjencës dhe Policisë, në kërkim të personave të zhdukur pas tërmetit që ndodhi mëngjesin e sotëm.
Qalaj aktualisht gjendet në qytetin e Durrësit, shkruan arbresh.info.

Mbrapa ndërtesës së Kryqit te Kuq në këtë qytet ekipet e shpëtimit të Shqipërisë dhe ata të Kosovës po kërkojnë nën objektet e rrënuara për persona të zhdukur.
Ndryshe mëngjesin e sotëm forca të Policisë së Kosovës dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt Shqipërisë në ndihmë pas tërmetit të fuqishëm prej 6.4 ballësh që ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm./arbresh.info/



Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...