Mozzik ndihmon një familje Miell, vaj, perime dhe bylmet janë disa nga produktet që Mozzik i dhuroi një familjeje në nevojë.
Reperi i njohur ka përzgjedhur qytetin e tij të lindjes, Ferizajin, që këtë fundvit të gëzojë dhe ndihmojë njerëzit.
Ai ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet në oborrin e shtëpisë së familjes.

“Era dimër..e kur vjen era dimër në Kosovë dikujt nuk i ndalen vështirësitë jetësore. A ka ma rëndë për një Babë (prind ) i cili ska nga t’ia mbajë, çfarë të bën për familjën e tij, e familjes së tij i kanë humbur shpresat për gjithçka, e vetmja fjalë që i mbanë gjallë është “do bëhet mirë”. Andaj sa të mundem do vizitoj nevojtar, kam vizituar e vazhdoj ende.. Nuk pata qef ta postoj këtë foto, por më shtyri fakti e ndërgjegja njerëzore..Ndoshta dikush motivohet për një gjest të tillë. Vërtetë kemi nevojë secili njeri, për secilin njeri. Lutuni për rrisk,duke dhënë. Sadakaja është vyrtyt“, shkroi Mozzik.
Ndryshe, projekti muzikor “Dhelpër Dinake” i publikuar dy javë më parë nga Mozzik, ka arritur të klikohet afër 9 milionë herë në kanalin YouTube./21Media
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar