Hazard do të ishte i lumtur nëse një ditë e fiton ‘Topin e Artë’
Është një ndër më të mirët në botë, ka fituar çmime të shumta në Premierligë, por Eden Hazard ende nuk ka arritur të hyjë në meisn e tre më të mirëve për ‘Topin e Artë’.
Ai shpreson që para se t’i varë atletet, ta fitojë këtë çmim, por nuk është aspak i brengosur.

“Nëse do të kem një Top të Artë do të më bënte shumë të lumtur, por nuk jam i obsesionuar”, tha Hazard për ‘La Parisien’.
“Kamq enë gjithmonë djaloshi që luan për skuadër. Kur zbres në fushë, nuk mendoj që të shënoj tre gola dhe të kem më shumë shanse për ta fituar Topin e Artë”.
“Ndoshta kurrë nuk do ta kem. Ndoshta do ta fitojë njëherë ose dy. Fillimisht duhet të qëndroj me këmbë në tokë, do të shohim se çfarë do të na sjell e ardhmja”.
Hazard ka bërë 12 paraqitje që kur iu bashkua Madridit nga Chelsea gjatë verës, ka shënuar një gol dhe ka dhuruar katër asiste. /Gazeta Express/
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...