Nënpresidenti amerikan Mike Pence bëri një vizitë të panjoftuar për t’u takuar me trupat amerikane në Irak.
Pasi zbriti në bazën ajrore Al-Asad në Irakun perëndimor, zoti Pence, i shoqëruar nga bashkëshortja Karen Pence, u takua me anëtarët e shërbimit amerikan të cilët janë të stacionuar atje, vetëm disa ditë para festës së Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara.
Pence u takua gjithashtu, presidentin e rajonit të Kurdistanit në Irak, Nechirvan Barzanî.

Takimi ishte një përpjekje e dukshme për të siguruar kurdët irakianë për mbështetjen e amerikane pasi vendimi i Presidentit Donald Trump për tërheqjen e trupave nga Siria veriore solli kritika se Uashingtoni kishte tradhtuar aleatët e tij kurdë atje.
Pence dhe bashkëshortja e tij darkuan me trupat amerikane, duke shijuar një vakt tradicional të ditës së Falënderimeve.
Nënpresidenti gjithashtu mori informacione të klasifikuar nga ushtria amerikane dhe foli përmes telefonit me kryeministrin e Irakut Adel Abdul Mahdi.
Vizita e zotit Pence vjen mes protestave të dhunshme antiqeveritare që shpërthyen në tetor. Të premten, tre njerëz u vranë dhe më shumë se 24 u plagosën ndërsa forcat irakiane të sigurisë u përleshën me protestuesit në Bagdadin qendror./tvh/
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...