Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski tha se Dekoska dje publikisht pranoi se Vilma Ruskovska është nën kontrollin e kryeministrit Zaev.
‘Dekoska dje para qytetarëve pranoi se kryer amnisti të deputetëve që kanë qenë të akuzuar nga Ruskovska, të cilët disa orë pas lirimit kanë votuar për ndryshimet kushtetuese dhe kundër vullnetit të qytetarëve”, tha Arsovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, e dukshme se po montojnë raste në mënyrë që Zaev të bëjë çfarë të dëshirojë në Maqedoni dhe se regimi, diktatura dhe autoritarizmi janë fjalë të vogla me atë çfarë po bën Zaev dhe LSDM.
Ai shtoi se nuk ka turp më të madh se si një ministër që duhet të ndajë drejtësi të pranojë vet para qytetarëve se po zbaton padrejtësi.
“Renata Dekoska nuk duhet të presë të vinë zgjedhjet e 12 prillit, por duhet menjëherë të jep dorëheqje dhe të ik nga posti ministre e Drejtësisë, për shkak se ajo çfarë po bën nuk është drejtësi, por padrejtësi klasikle”, tha Arsovski.
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin