Charlotte Hornets kanë shfaqur interesim për yllin e Detroit Pistons, Andre Drummond.
Hornets janë duke synuar një qendër të re për të ardhmen, duke kthyer kështu sytë kah njeriu i madh i Detroit, Andre Drummond.
‘Clutchpoints’ raporton se Hornets do të synojnë të sigurojnë shërbimet e lojtarit me anë të një shkëmbimi, ose si agjent të lirë gjatë sezonit të ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Drummond është më i miri në ligë këtë edicion kur është puna për kërcimet nën tabelë, duke regjistruar 16.8 sosh për ndeshje.
Ai ka qenë në mënyrë konstante lideri ose i dyti në këtë kategori, që kur u kthye në një startues në vitin 2013.
Pistons janë në një rekord negativ prej 4-10 dhe mund ta shkëmbejnë atë, nëse sezoni nuk përmirësohet.
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare