Komisioni disiplinor i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) ka hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë.
Shkak është bërë mesazhi politik i shfaqur nga disa tifozë “Kosova është Serbi”.
Kjo ndodhi në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020 kundër Ukrainës që u mbyllë pa fitues 2-2.
Ka shumë gjasa që për këtë koreografi, Serbia të zhvilloj ndeshjen e ardhshme pa shikues në Beograd.
Jo më larg se muajin e kaluar, Federata e Futbollit të Serbisë ishte dënuar më 33, 250 euro dhe një një ndeshje pa tifozë, për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët në kor.
Kjo bëri që dueli kundër Luksmburgut të zhvillohej pa praninë e shikuesve.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...