Një grua turke e moshës 65 vjeçe është sulmuar në qytetin e Hanoverit në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).
Një shtetas çek 36-vjeçar dje e ka shtyrë dhe rrëzuar viktimën në stacionin e tramvajit “Hauptbahnhof” në Rrugën Kurt-Schumacher, tha për AA zëdhënësi i policisë, Philipp Hasse.

Hasse njoftoi se gruaja turke ka pësuar lëndime dhe se sulmuesi është identifikuar nga ana e policisë e cila ka arritur në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i policisë tha se ende nuk mund të thuhet nëse bëhet fjalë për sulm ksenofobik, por shtoi se ndaj sulmuesit është ngritur hetim me akuzën për “lëndim i qëllimshëm” dhe se çështja do të transferohet në Prokurorinë e Hannoverit.
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga