Shtatzënë nëna që dadoja i’a vrau fëmijët

09:55 | 10 Tetor 2015
M. A.

Prindërit e dy fëmijëve të vegjël që thuhet se ishin goditur për vdekje më thikë nga dado e tyre, kanë bërë të ditur se janë në pritje të një fëmijë, tre vjet pas sulmit të tmershëm.

Marina dhe Kevin Krim kanë ndarë lajmin e lumtur në një faqe të Facebook-ut të dedikuar për djalin dhe vajzën e tyre tashmë të vdekur.

Lucia gjashtë vjeçare dhe vëllai i saj dy vjeçar Leo, vdiqën nga plagët e shumta me thikë më 20 tetor në New York.

Kur zonja Krim u kthye në shtëpi me vajzën tjetër, gjeti trupat e fëmijëve të saj në vaskë, transmeton Klan Kosova.

Dado Yoselyn Ortega u gjet e plagosur rëndë nga plagët e vetë-shkaktuara në qafë.

Ortega e cila kishte punuar për këtë familje për një kohë të shkurtër, besohet t’u ketë thënë autoriteteve se ajo i ka lënduar fëmijët për shkak të problemve me para.

Ajo gjithashtu thuhet se ishte e zemëruar me prindërit pasi që ata i kërkuan asaj ta pastrojë shtëpinë.

Lulu-with-her-parents-615x380

Shpërndaje në rrjete sociale