Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtarët i Kryesisë, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Mattia Romani, Drejtor Menaxhues për Ekonomi, Politika dhe Qeverisje, Oleg Levitin, Zëvendësdrejtor për Qeverisje dhe Çështje Politike dhe Neil Taylor, Udhëheqës i Zyrës në Kosovë.
Osmani i njoftoi përfaqësuesit e BERZH-it mbi prioritetet zhvillimore të LDK-së të përfshira në programin e përbashkët qeverisës LDK-LVV me përqendrim të veçantë tek investimet në kapitalin njerëzor përmes shëndetësisë, arsimit dhe sektorit privat. “Nuk do të investojmë më fondet e buxhetit të Kosovës në autostrada të reja por do të investojmë në potencialin e qytetarëve tonë, veçanërisht në rritjen e punësimit të të rinjve dhe grave kosovare” u shpreh dr. Osmani.
Përfaqësuesit e BERZH-it paraqiten projektet aktuale të tyre në Kosovë në sektorin privat dhe atë publik, duke u zotuar që të thellojnë bashkëpunimin me Qeverinë e ardhshme veçanërisht në infrastrukturë, energji dhe zhvillimin e sektorit privat./arbresh.info
69 aksidente trafiku dhe mbi 2,400 gjoba brenda 24 orëve
Inter ul çmimin e kërkuar për Bastonin, alarmohen dy gjigant...
Konfirmohet viktima e tretë nga Kosova në aksidentin tragjik...
Të shtëna me armë në një bazë ajrore në New Mexico, një vikt...
Vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, ish-i dashuri rrëf...
SHBA-të lëshojnë bomba të fuqishme në bazat raketore të Iran...