Pas ngritjes së aktakuzës për “Veteranët mashtrues” ndaj të gjithë anëtarëve të Komisionit Shtetëror me në krye Agim Çekun dhe 11 të akuzuarve tjerë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me dhjetëra mijëra dosje për veteranët mashtrues për shkak të kompetencës i kishte deleguar për hetim në të gjitha Prokuroritë Themelore.
Njëra ndër Prokuroritë, e cila kishte pranuar dosje të tilla ishte Prokuroria Themelore në Pejë, e cila kishte marrë në trajtim 17 mijë dosje të veteranëve të deleguara nga PSRK, raportohet sipas një hulumtimi të emisionit “Betimi për Drejtësi”. Prokuroria e Pejës më 24 maj 2019 ka ngritur 20 aktakuza ndaj gjithsej 21 personave, të cilët kishin të bënin me dosjen e “veteranëve të rrejshëm”.
Gjatë procesit të gjykimit të këtyre rasteve të veteranëve mashtrues, as prokurorët e as gjykatësit nuk e kanë mbrojtur interesin publik në këto raste, rrjedhimisht kanë lejuar që të dëmtohet buxheti i Republikës së Kosovës.
“Në një rast, Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar të akuzuarin me 1300 euro dënim me gjobë, derisa ai sipas aktgjykimit të kësaj gjykate, ka përfituar kundërligjshëm pensionin e veteranit në shumë prej 1530 euro nga Buxheti i Republikës së Kosovës. Në këtë rast, rezulton se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit në esencë nuk është dënim, por është zvogëlim i përfitimit të kundërligjshëm. Kjo pasi edhe pas këtij dënimi, fitimi i kundërligjshëm tanimë i mbetur tek i pandehuri është 230 euro. Në rastin konkret, i dëmtuar “fund e krye” ka mbetur vetëm Buxheti i Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin e publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Pas publikimit të këtij hulumtimi, si prokurorët ashtu edhe gjykatësit, kanë ndërruar praktikën e ndjekjes dhe gjykimit të këtyre rasteve.
Tanimë edhe prokurorët në aktakuzat e tyre po kërkojnë nga gjykata që veteranët mashtrues, të obligohen që ta kthejnë buxhetin e përfituar në mënyrë të kundërligjshme, dhe në të njëjtën kohë edhe gjykatësit po shqiptojnë dënime plotësuese, duke ua marrë buxhetin e vjedhur. Për më tepër rreth këtij hulumtimi, ndiqeni linkun në vazhdim.
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...