Mbi ngjarjen e ndodhur në maj të 2019-s, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe si pasojë mbeti i plagosur 63-vjeçari D. C., janë vënë në pranga 4 shtetas.
Pas 6 muajsh hetime, Policia e Vlorës, ka bërë zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Bëhet fjalë për D. E., 25 vjeç, banues në Vlorë; A. G., 24 vjeç, banues në Fier; D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë. Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./TCH
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...