Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj ka thënë se dy kombëtaret, Kosova dhe Shqipëria i kanë dhuruar popullit shqiptarë emocione të paharruara.

Përkundër faktit që nuk fituan sonte, sipas Haradinajt këto dy kombëtare dhuruan spektakël dhe emocione që nuk do të harrohen kurrë.

“Dy kombëtaret tona, Kosova dhe Shqipëria, që na bashkojnë të gjithëve pranë vlerave që trashëgojmë, edhe pse nuk arritën fitore, sërish na dhuruan emocione të paharruara dhe spektakël në fushën e blertë. Djemtë e futbollit shqiptar edhe sonte dëshmuan se për nderin e Atdheut nuk kursejnë asgjë. Sonte, si përherë, Kosova dhe Shqipëria fituan respekt”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...