Pneumonia u ka kushtuar jetën 800 000 fëmijëve nën pesë vjeç çdo 39 sekonda.
Pneumonia, vrasëse fëmijësh dhe epidemi e harruar, kjo sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes, vitin e kaluar, ka qenë shkaktare e vdekjes së një fëmije nën pesë vjeç çdo 39 sekonda, në nivel botëror, më shumë se çdo lloj tjetër infeksioni, sipas alarmit të ngritur nga gjashtë organizata, midis të cilave UNICEF.
“Pneumonia u ka kushtuar jetën 800 000 fëmijëve nën pesë vjeç çdo 39 sekonda, vitin e kaluar, ndër të cilët 153 000 kanë qenë në muajt e parë të jetës së tyre”, thuhet në deklaratën e këtyre organizatave, që bëjnë thirrje për një aksion botëror kundër pneumonisë.
Ky infeksion akut, që prek mushkëritë, mund të shkaktohet nga baktere, viruse ose kërpudha mikroskopike. Në rastin e prekjes nga pneumonia, mushkëritë mbushen me qelb dhe lëng, gjë që e bën të dhembshme frymëmarrjen dhe kufizon përthithjen e oksigjenit./lajmi.net/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...